Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Armatoset Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, Blakaj: Serbia nën presion të madh gjeopolitik (VIDEO) 

NULL NULL
19.03.2025 14:12

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë nënshkruar dje  Deklaratën e Bashkëpunimit Trepalësh Ushtarak, duke forcuar aleancën e tyre në fushën e sigurisë.

Ndërkohë, njohësi i çështjeve politike, Korab Blakaj, e ka lidhur këtë zhvillim me presionin në rritje ndaj Serbisë.

Ai theksoi në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova se Beogradi ndodhet në një moment kritik, ku duhet të vendosë mes vazhdimit të aleancës me Rusinë ose orientimit drejt Perëndimit.

Sipas tij, nëse Serbia ndryshon kahjen dhe afrohet me bllokun perëndimor, atëherë balanca e sigurisë në Ballkan do të marrë një drejtim krejtësisht të ri.

“Serbia është nën presionin më të madh gjeopolitik që ka goditur Ballkanin. Ajo duhet të përgjigjet nëse dëshiron të mbetet aleate e besueshme e Rusisë apo të bëjë kthesën e pritur drejt Perëndimit”, u shpreh Blakaj, transmeton Klankosova.tv.

Ndiqni deklaratën e plotë, në videon  e mëposhtme:

 

lajme të ngjashme