Dy raste vjedhjesh në Suharekë (VIDEO) NULL NULL 19.03.2025 08:24 19.03.2025 08:24 Katër të mitur janë arrestuar në Suharekë, pasi të njëjtit në shtëpinë e një gruaje kanë vjedhur gjësende të ndryshme si, orë dore, telefona, bizhuteri si dhe një armë zjarri pistoletë. Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar shtatë gëzhoja si dhe disa bizhuteri. Dyshohet se në terren të hapur ata kanë përdorur armën, raporton gazetari Nuhi Salihu. Ndërsa është arrestuar një person tjetër në Suharekë, pasi i njëjti armën e vjedhur e kishtë shitur tek një person. Pas intervistimit, policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Ndiqni detajet shtesë, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova: