Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Kemi një qeveri ANTI-UÇK” – Smakiqi e godet udhëheqjen e Albin Kurtit (VIDEO)

NULL NULL
17.03.2025 23:30

I ftuar në “Edicionin Special”, avokati Xhevdet Smakiqi ka folur për mundësinë që ish-presidenti Thaçi të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.

Sipas Smakiqit, duhet të presim deri nesër meqë nuk ka përgjigje zyrtare nga kryeavokati i ish-presidentit Thaçi.

“Meqenëse është koha deri nesër konsiderojmë që meqë nuk kemi konfirmim nga Dhomat e Specializuara, me siguri shoqata e veteranëve ka ndonjë informacion, por më të mirëqenë do ta merrnin përgjigjen e kryeavokatit”, tha Smakiqi.

Tutje, ai shtoi se Dhomat e Specializuara po e “poshtërojnë një person që është i vetëm”, duke theksuar se në këtë mund të ketë ndikuar qeveria anti – UÇK në katër – pesë vitet e fundit.

“Ai është viktimë e padrejtësisë së madhe nga një gjykatë e cila për fatin e keq është e Kosovës por udhëhiqet nga ndërkombëtarët. I ngjanë një gjykate të mesjetës që nuk njeh asnjë standard të humanizmit, të njerëzores”, vijoi tutje ai.

Ndërkaq, Smakiqi tha se reagimi i Ministres në detyrë të Drejtësisë është jashtëzakonisht i vonshëm.

 

lajme të ngjashme