Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Madrilenët duan Klopp për trajner

NULL NULL
26.05.2015 09:23

E përditshmja madrilene ka raportuar se një pjesë e madhe e tifozëve të Real Madridit duan që Jurgen Klopp të jetë trajneri i ardhshëm i klubit.

Carlo Ancelotti, i cili shkarkua  tëë hënën nga presidenti i klubit mbretëror, Florentino Perez, duke i dhënë fund spekulimeve që po qarkullonin tash e një javë për largimin e tij.

E përditshmja madrilene “Marca” ka raportuar për rezultatet e një sondazhi të bërë me tifozët madrilen, të cilët janë pyetur se cilin trajner e dëshirojnë vitin e ardhshëm nëse largohet Ancelotti.

Nga ky sondazh, 44% e tifozëve madrilenë e kanë votuar ish-trajnerin e Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp, për të qenë trajneri i ardhshëm i klubit, ndërsa ndër emrat tjerë që u votuan nga tifozët madrilenë ishin edhe Rafael Benitez, Zinedine Zidane, Michel. / klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.