Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edhe një i plagosur operohet në QKUK, dyshohet se lidhet me grabitjen në Veternik

NULL NULL
17.03.2025 15:10
QKUK
QKUK

Edhe një person i plagosur nga arma e zjarrit është dërguar në QKUK.

Ai iu nënshtrua një operimi dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.

Kështu deklaroi Klankosova.tv Naser Syla, drejtor i Emergjencës.

“Gjendja e pacientit të dytë është shumë e rëndë. Është ekzaminuar dhe iu ka nënshtruar një operimi”, tha ai.

Klankosova.tv mëson se pacienti i takon nacionalitetit serb.

Dyshohet se ai është njëri nga pjesëtarët e grupit i cili sot tentoi ta grabiste furgonin e një kompanie të sigurimit që barte para.

Ngjarja ka ndodhur sot në hapësirat e jashtme të qendrës tregtare Albi Mall, në Veternik të Prishtinës.

lajme të ngjashme