Rusia nuk dëshiron paqe, thotë kryediplomatja evropiane NULL NULL 17.03.2025 13:21 17.03.2025 13:21 Këshilli i Punëve të Jashtme të BE-së është mbledhur për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë. Kaja Kallas, shefja e politikës së jashtme të BE-së tha se mirëpret bisedimet e paqes në Jeddah, duke iu referuar negociatave midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në qytetin e Arabisë Saudite javën e kaluar, ku u paraqit një propozim armëpushimi 30-ditor. “Topi është në fushën e Rusisë”, thotë ajo në videon e postuar në llogarinë e saj në X, duke shtuar se nëse ata duan paqen është “një pyetje e madhe”, raporton BBC. Ajo thotë se kushtet e kërkuara nga Rusia për çdo armëpushim në Ukrainë tregojnë se Moska në të vërtetë nuk dëshiron paqe. “Ata në fakt nuk e duan paqen, sepse po paraqesin si kushte të gjitha qëllimet e tyre përfundimtare që duan të arrijnë nga lufta”, tha Kallas, transmeton Klankosova.tv