Aksident me vdekje në Pogradec NULL NULL 16.03.2025 19:18 16.03.2025 19:18 Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Qafe Thanë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Mëmëlisht. Burime për A2 CNN pranë vendit të ngjarjes thanë se viktima është përplasur nga një automjet i cili po qarkullonte në afërsi të këtij kryqëzimi. Gjithashtu, mësohet se viktima, 41-vjeçari me inicialet B.M., ka qenë duke lëvizur në këmbë kur ka marrë e goditjen fatale. Policia në vendin e ngjarjes po heton për rrethanat e këtij aksidenti.