Një shtetasi të Serbisë derisa po pushonte në kamion i vidhen gjësendet personale NULL NULL 16.03.2025 09:11 16.03.2025 09:11 Një shtetas i Serbisë ka raportuar në polici se derisa ishte duke pushuar në autostradë në fshatin Lladrovc të Malishevës, i janë vjedhur gjësendet personale. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se nga kamioni i janë vjedhur çanta e dorës dhe dokumente personale bankare dhe një shumë parash. Ndërsa shtohet se i dyshuari është larguar me veturë në drejtim të panjohur. /Klankosova.tv