Grenlanda në zgjedhje, banorët e ishullit në testin mes ambicieve për pavarësi dhe Amerikës NULL NULL 11.03.2025 12:28 11.03.2025 12:28 Qyteti i Nuuk-ut përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 11 marsit në Grenlandë. Foto: Reuters Banorët e Grenlandës votojnë të martën në zgjedhjet që tashmë janë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare nga një premtim i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të marrë kontrollin e ishullit të pasur me minerale. Që nga marrja e detyrës në janar, Trumpi është zotuar të bëjë Grenlandën, një territor gjysmë autonom i Danimarkës, pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke thënë se është jetike për interesat e sigurisë së SHBA-së, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Ishulli, me një popullsi prej vetëm 57 mijë banorësh, është përfshirë në një garë gjeopolitike për dominim në Arktik, ku shkrirja e akullit po i bën burimet e saj më të qasshme dhe po hap rrugë të reja transporti. Si Rusia ashtu edhe Kina kanë intensifikuar aktivitetin ushtarak në rajon. Grenlanda, një ish-koloni dhe një territor danez që nga viti 1953, është tre herë më i madh se Teksasi. Ajo fitoi njëfarë autonomie në vitin 1979 kur u formua parlamenti i saj i parë, por Kopenhaga kontrollon punët e jashtme, mbrojtjen dhe politikën monetare dhe siguron pak më pak se 1 miliard dollarë në vit për ekonominë. Në vitin 2009, ajo fitoi të drejtën për të shpallur pavarësinë e plotë përmes një referendumi, megjithëse nuk e ka bërë këtë me shqetësimin se standardet e jetesës do të bien pa mbështetjen ekonomike të Danimarkës.