Shantazhi dhe përndjekja nga burrat: Mungesë e edukimit seksual (VIDEO) NULL NULL 11.03.2025 12:04 11.03.2025 12:04 Adelina Hoxha, avokate, ka paralajmëruar për pasojat e rënda që po sjell mungesa e edukimit seksual në shkolla, duke theksuar se ky aspekt ka ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e rasteve të shantazhit dhe përndjekjes nga burrat. Ajo theksoi se heqja e edukimit seksual në shkolla po sjellë probleme të tilla për një kohë të gjatë, pasi edukimi nuk mund të bëhet vetëm në familje, por duhet të zhvillohet edhe brenda rrethit social, ku shkolla ka një rol kyç, njofton Klankosova.tv. “Çdokush që ka ardhur te unë ka qenë i konsideruar nga policia se ka kryer veprime të tilla, dhe gjithmonë justifikohet se ka qenë i provokuar nga pala tjetër”, tregoi Hoxha, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova. Ndiqni intervisten e plotë, në videon vijuese: