Ja ku u gjet granata e dorës te Liqeni i Badocit (FOTO) NULL NULL 10.03.2025 16:35 10.03.2025 16:35 Vendi ku u gjet granata e dorës Një mjet i dyshimtë i cili u gjet në afërsi të Liqenit të Badocit, doli të jetë granatë e dorës. Këtë për Klankosova.tv, e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. “Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët kanë kryer shpërthimin e kontrolluar dhe mjeti i dyshuar ka rezultuar të kenë qenë një granatë dore”, tha Borovci. “Aktualisht policia po vijon punën e saj për trajtimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, deklaroi ai. Klankosova.tv, posedon edhe fotot se ku është gjetur kjo granatë dore.