Digjen 10 hektarë mal në Siqevë të Prishtinës NULL NULL 10.03.2025 09:47 10.03.2025 09:47 Një incident i zjarrit ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Siqevë të Prishtinës. Një burrë ka raportuar në polici se i janë përfshirë nga flakët rreth 10 hektarë mal, që janë në pronësi të tij. Në raportin 24 orësh thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse dhe ekipet e zjarrfikësve, transmeton Klankosova.tv Derisa ende nuk dihet se si ka ndodhur e gjithë ngjarja. Me këtë rast policia i ka nisur hetimet dhe po cilësohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.