Ylli ‘gjunjëzon’ kampionët, bie Trepça në Suharekë (VIDEO) NULL NULL 09.03.2025 21:59 09.03.2025 21:59 Golden Eagle Ylli e ka fituar derbin e xhiros 23-të në Procredit Superligën e Kosovës në basketboll, duke e mundur kampionën në fuqi, Trepçën. Vendasit e nisën mbarë çerekun e parë, të cilin e mbyllën 24:20, njofton Klankosova.tv. Edhe 10 minutshi i dytë në palestrën “13 Qershori”, i takoi suharekasëve, duke shkuar në pushimin mes pjesëve me nëntë pikë avantazh, 46-37. Vlen të përmendet se si shkak i protestave të ashpëra ndaj gjyqtarëve, Drilon Hajrizi i mysafirëve u përjashtua nga referët. Çereku i tretë i takoi mitrovicasëve, të cilët për 3 pikë ishin më të mirë se kundërshtari, 13-16, raporton Klankosova.tv “Xhebrailat” nuk lejuan që t’u ik fitorja nga duart, andaj avantazhin e krijuar në pjesën e parë, arritën ta ruajnë, për ta mbyllur krejt ndeshjen me rezultat 82-74. Jan Palokaj ishte më i dalluari te vendasit, me 21 pikë, tri kërcime e katër asistime, kurse te Trepça Green Iii me 22 pikë, katër kërcime e tetë asistime.