Ende asnjë i dyshuar për zjarrin në Bjeshkët e Deçanit thotë policia (VIDEO) NULL NULL 09.03.2025 20:07 09.03.2025 20:07 Bjeshkët e Deçanit morën një pamje të dhimbshme paraditen e të dielës. Prej tyre dilte tym e flakë. Zjarri që filloi të shtunën në mbrëmje shkatërroi disa hektar me pyje në zonën e Kullës së Qelisë, transmeton klankosova.tv. Arianit Hamzaj, zjarrfikësi që arriti i pari në vendngjarje për të shuar flakët tha se kjo ishte mjaft sfiduese për ekipin e zjarrfikësve. Hamzaj me kolegë e vullnetarë arritën të lokalizojnë zjarrin, mirëpo për shkak të gjetheve dhe shkurreve të thata zjarri mund të shpërthej përsëri. Zjarrfikësit e Deçanit kanë mungesë në njerëz e pajisje, prandaj kryetari I komunës, Bashkim Ramosaj, u desh të kërkonte ndihmë nga vullnetmirët. Tymi në këtë zonë ka vazhduar edhe të dielën pasdite, ndërsa policia nuk ka ndonjë të dyshuar për rastin.