Milani tundi rrjetën dy herë në pjesën e parë, por Lecce po fiton 2-0 ndaj tyre NULL NULL 08.03.2025 19:20 08.03.2025 19:20 Të parët që shënuan ishin mysafirët, por 1-0 po avancojnë vendasit. Goli i meksikanit të Milanit, Santiago Tomas Gimenez, që në minutin e parë, u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje. Por krejtësisht i rregullt qe realizimi i malazezit, Nikola Krstovic, kur pas shtatë minutave lojë, ngriti në këmbë tifozët e Lecces në “Stadio Via del Mare”, raporton Klankosova.tv. “Rossonerët” sërish e tundën rrjetën e kundërshtarit, pas çerek ore lojë dhe përsëri pozita e Matteo Gabbias nuk ishte e rregullt. Deri në fund të pjesës së parë, gola s’pati më, pos një kartoni të verdhë për shqiptarin, Medon Berisha dhe një tjetër për trajnerin e “Kuqz e Zinjëve”, portugezin Sergio Conceicao. Ky i fundit nuk priti shumë për të ndryshuar gjërat në fushë, dhe që në startin e fraksionit të dytë, e inkuadroi në lojë patriotin e tij, Rafael Leao, që zuri vendin e Alejandro Jimenez, njofton Klankosova.tv. Megjithatë kjo duket se nuk i ndihmoi, meqë i njejti futbollist që realizoi golin e parë, e ngriti në 2-0 avantazhin. Lecce është duke luftuar me krejt forcat për të mbetur në elitën italiane të futbollit edhe për edicionin e ardhshëm, kurse Milan po e kërkon zonën evropiane. Ky duel po transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 1 të platfromës kryesore shqiptare, ArtMotion! Ndërkohë tri ndeshjet e para të xhiros së 28-të në Serie A, u mbyllen pa prodhuar një fitues. Cagliari 1-1 Genoa, Parma 2-2 Torino dhe Como 1-1 Venezia. Kampionati elitar i futbollit italian, Serie A, transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion!