Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbyllen në barazim tri ndeshjet e para të kësaj jave në Serie A

NULL NULL
08.03.2025 19:04

Cagliari dhe Genoa barazuan mbrëmë 1-1, ndeshje kjo e cila e hapi xhiron e 28-të në elitën e futbollit të Italisë.

Me të njejtin rezultat përfundoi edhe përballja e parë e ditës së sotme, ndërmjet Comos dhe Venezias, njofton Klankosova.tv.

Vendasit e morën avantazhin me anë të Jonathan Ikone, katër minuta me të nisur pjesa e dytë, kurse krejt në minutat shtesë të këtij takimi, Christian Gytkjaer barazoi për mysafirët.

Fitues nuk prodhoi as dueli i tjetër, ku në stadiumin “Ennio Tardini”, Parma e priti Torinon.

Këta të fundit avancuan dy herë gjatë këtij ballafaqimi, por po dy herë, nikoqirët barazuan.

Serinë e golave e nisi Eljif Elmas në minutën e 19-të, që në fakt rezultoi të jetë realizimi i vetëm në pjesën e parë.

Parma barazoi me Mateo Pellegrino, fiks çerek ore pasi nisi fraksioni i dytë, raporton Klankosova.tv.

Në minutën e 72-të, sërish Torino u rikthye te epërsia, kësaj radhe me golashënues Che Adams, por Pellegrino përsëri doli të jetë shpëtimtari, duke barazuar pas dhjetë minutave, për rezultatin përfundimtar 2-2.

Lecce – Milan dhe Inter – Monza, e mbyllin ditën e sotme në Serie A!

Kampionati elitar i futbollit italian, Serie A, transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion!
lajme të ngjashme