Berisha: Vrasja e Agonis Tetajt ishte nga pakujdesia – Supremja i dha goditjen e fundit padrejtësisë ndaj Shaban Gogajt NULL NULL 06.03.2025 20:48 06.03.2025 20:48 Avokati Besnik Berisha Avokati Besnik Berisha, ka thënë se Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, në rastin e Shaban Gogajt, për vrasjen nga pakujdesia të Agonis Tetajt. Sipas Berishës, kjo ishte goditja e fundit që Supremja ia dha padrejtësisë ndaj Gogajt, duke marrë këtë vendim që mbron sigurinë juridike. Në fund, ai deklaroi se drejtësia triumfoi. “Ricilësimi i veprës penale nga “vrasja e rëndë” në “vrasje nga pakujdesia” ishte bërë në mënyrë të ligjshme nga Prokuroria Themelore në Gjilan, bazuar në faktin se i dënuari kishte besuar se arma që po përdorte ishte e gazit dhe jo armë zjarri”, deklaroi ai. “Rihapja e shqyrtimit gjyqësor nuk kishte bazë ligjore, pasi të gjitha provat e propozuara nga Prokuroria tashmë ishin administruar më parë dhe nuk përbënin prova të reja që të justifikonin rihapjen e shqyrtimit gjyqësor”, theksoi avokati. “Ndryshimi i cilësimit juridik të veprës penale në dëm të të dënuarit ishte i paligjshëm, pasi një herë kur Prokuroria kishte bërë ricilësimin e veprës penale dhe pranimi i fajësisë ishte bërë mbi këtë bazë, kthimi në aktakuzën fillestare ishte shkelje e rëndë e parimeve të një procesi të drejtë”, shtoi Berisha.