Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Akademia e Epopesë së UÇK-së, vlerësohet lart sakrifica e familjes Jashari (VIDEO)

NULL NULL
06.03.2025 20:23

Sonte në Prishtinë u mbajt Akademia Përkujtimore, kushtuar 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Aty u vlerësua lart sakrifica e familjes së komandantit legjendar Adem Jasharit, për lirinë e vendit.

Nga kjo familje, foli më e vogla.

Marigona Jashari, në fjalimin e saj vend të veçantë i dha rëndësisë që patën gratë e Kosovës gjatë luftës.

Datat 5, 6 dhe 7 mars njihen si ndër datat më të rëndësishme të historisë së vendit, që trasuan rrugën për liri.

Edhe nesër në shënim të Epopesë do të ketë aktivitete.

Krejt organizimi mbyllet me “Natën e zjarreve” në Prekaz.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.