Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Votat nga Gjermania, kaluan kufirin pa përcjellje policore (VIDEO)

NULL NULL
06.03.2025 20:29

Më 12 shkurt, fiks në orën 4 e 30 minuta, zyrtarët policorë zunë vend në pikën kufitarë në Vërmicë për t’i pritur votat e kosovarëve që ishin nisur nga Gjermania.

Por, pritja qe e kotë, raporton Klan Kosova.

Siç merr vesh televizioni, mjeti që po i bartte votat, jo veç që e kishte kaluar kufirin pa përcjellje, por në fakt i ishte afruar goxha kryeqytetit.

Zyrtarët që po i prisnin ato e morën vesh tek pasi i thirrën në telefon ata që po i sillnin votat, të cilët deklaruan që tashmë kanë arritur gati te Qendra e Numërimit.

Detajet e kësaj kronike i gjeni në videon më poshtë:

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.