Rama: Gati gjysmë milion shqiptarë përfitojnë nga marrëveshja e pensioneve me Italinë NULL NULL 06.03.2025 19:21 06.03.2025 19:21 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar homologen e tij italiane, Georgia Meloni, për arritjen e miratimit të marrëveshjes për pensionet nga Senati i Italisë. Në një video në Facebook, Rama ka thënë se gjysmë milioni shqiptarë do të përfitojnë nga kjo marrëveshje. “Sot jam i lehtësuar nga mbyllja e procesit të gjatë burokratik të miratimit të ligjit te pensioneve për shqiptarët e Italisë. Rëndësi ka që tani më sakrificat e një jetë punë më tanë detit të shqiptarëve do të njihen njësoj si italianët, pa asnjë dallim”. “Bëhet fjalë për gati gjysmë milionë njerëz, i jam falënderues Georgia Melonit për këtë punë”, ka thënë Rama. Ndër tjera, Rama ka thënë se një marrëveshje e tillë është duke u punuar të bëhet edhe me Greqinë. /Klankosova.tv