Çerek milioni para të çuara dëm për tokën e (pa)blerë? (VIDEO) NULL NULL 06.03.2025 19:40 06.03.2025 19:40 Jeton Maksuti, qytetari që pretendon se është viktimë e një rasti për blerje prone në Gjilan Për pronën që thotë se e bleu 250 mijë euro, doli në gjykatore me shpresën se do ta fitojë pronësinë. Jeton Maksuti dhe Selver Lecaj u thirrën të në seancën përgatitore ku duhej të ishin prezente palët, raporton Kiks Kosova. Jetoni pretendon se e bleu pronën e poashtu bëri pagesën ndërsa shitësi nuk po pranon bartjen e pronësisë pasi sipas tij nuk e ka shitur. Në seancë u përballën vetëm për fitimin e pronësisë, por nuk u përmendën akuzat për fajde. E Selveri, me nofkën Don Leko, nuk po e pranon bartjen e pronësisë as në gjykatore përmes përfaqësuesve të tij, meqë nuk ishte personalisht prezent për të mbrojtur tokën që pretendon se i takon atij. Me datë 18 dhjetor të 2024-ës, seanca u shty me vendim të gjyqtares së rastit Flora Qerimi sepse mungonte autorizimi i avokatit të palës së paditur. As në seancën tjetër nuk ishte prezent i padituri Don Leko, që është paditur nga Jetoni i cili po i kërkon bartjen e pronësisë. Fitim Kosumi, avokati i palës që pretendon se e bleu pronën, në seancën e mbajtur një muaj më pas, më 17 janar të këtij viti, shpalosi pretendimet të cilat thotë se janë të bollshme dhe përcaktuese për vendimin final. Detajet e këtij rasti i gjeni në kronikën më poshtë: