Më e mira në botë! Donjeta Sadiku bëri histori, tregon sa vlerë ka medalja e artë që e fitoi (VIDEO) NULL NULL 06.03.2025 15:55 06.03.2025 15:55 Boksierja Donjeta Sadiku, në emisionin Ora Shtatë, në Klan Kosova Boksierja Donjeta Sadiku ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar medaljen e artë në turneun ndërkombëtar “Strandja”, i cili u mbajt në Sofje të Bullgarisë. Ky triumf e ka bërë atë një nga boksieret më të mira dhe ka sjellë një tjetër sukses të madh për sportin kosovar. Në një intervistë për emisionin Ora Shtatë, në Klan Kosova, Sadiku u shpreh se ndjehet krenare për këtë fitore, pasi ajo i ka sjellë vëmendje të madhe jo vetëm në Kosovë, por edhe në arenën ndërkombëtare. Ajo e konsideron turneun “Strandja” si një nga më të rëndësishmit në botën e boksit, dhe sipas saj, fitimi i kësaj medaljeje është një dëshmi se je ndër më të mirët në këtë sport, njofton Klankosova.tv. Sadiku theksoi gjithashtu se që nga viti 1997, Kosova nuk ka pasur medalje në këtë turne, prandaj fitorja e saj ka një rëndësi të veçantë. Për të, ky sukses nuk është vetëm një arritje personale, por edhe një kontribut për historinë e boksit kosovar, duke e çuar këtë sport në një nivel edhe më të lartë. Ndiqni intervisten e plotë, në videon vijuese: