Dy të arrestuar në Tiranë, dyshohet se shpërndanin heroinë e kokainë NULL NULL 06.03.2025 13:45 06.03.2025 13:45 Foto ilustruese e arrestimit. Dy persona janë arrestuar në Tiranë për shpërndarje të lëndëve narkotike. Sipas policisë, i dyshuari i parë lëvizte me taksi të ndryshme, për të shpërndarë doza heroine. “Në bashkëpunim dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, shtetasi F. K. u vu në pranga, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë. Poashtu në pranga ka rënë edhe një 36-vjeçar, banues në Fier, nga kontrolli në automjet e të cilit u gjet një pako me 56 gramë kokainë. “Në bashkëpunim dhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, 36-vjeçari u vu në pranga, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet tutje në njoftim.