Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nga skena në sofrën e iftarit – Yjet që agjërojnë Ramazanin (VIDEO) 

NULL NULL
06.03.2025 13:34

Muaji i shenjtë i Ramazanit ka filluar dhe bashkë me miliona besimtarë anembanë botës, edhe disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare i janë përkushtuar agjërimit.

Ndër ta është këngëtari Ardi, i cili prej vitesh ndjek me përkushtim këtë traditë, njofton Klankosova.tv.

Në listën e artistëve që agjërojnë përfshihet edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e njohur për besimin e saj.

Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, gazetari Lorik Kajtazi tregoi poashtu, se nuk mungon as dyshja vëllazërore e hip-hop-it, Mozzik dhe Getinjo, të cilët agjërojnë dhe shpesh kanë folur për lidhjen e tyre me fenë.

Reperi Mc Kresha gjithashtu e ndjek Ramazanin, ndërsa emra të tjerë si Leonora Jakupi e Filloreta Raçi (Fifi) janë emrat e aluduar që mbajnë muajin sakrifikues.

Ndiqni detajet e tjera në videon e mëposhtme:

lajme të ngjashme