Rinumërimi i votave në Vushtrri nis sot nga ora 10:00 në dhjetë tavolina NULL NULL 06.03.2025 07:53 06.03.2025 07:53 Foto: REL Në Komunën e Vushtrrisë do të rinumërohen votat e kandidatëve për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, i cili tha se kjo do të bëhet për shkak të një ankese që e ka bërë një kandidate për deputete. Burime për Klan Kosovën bëjnë të ditur se numërimi i votave do të fillojë sot në ora 10:00, në gjithsej 10 tavolina. Pos zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që do të bëjnë rinumërimin e votave, të pranishëm do të jenë edhe hetuesit e prokurorisë. /Klankosova.tv