Kamberi: Epopeja e UÇK-së shënon fillimin e çlirimit të popullit të shtypur shqiptarë të Kosovës NULL NULL 05.03.2025 23:15 05.03.2025 23:15 Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë homazhe sot në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në nder të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Epopeja e UÇK-së shënon fillimin e çlirimit të popullit të shtypur shqiptarë të Kosovës. “Me të janë vendosur themelet e para të Kosovës shtet dhe pas sajë ka ardhur liria për të cilën u sakrifikuan shumë gjenerata ndër vite!” “Prekazi përjetësisht do të mbetet nikoqiri i Epopesë e familja Jashari dëshmi se sa e shtrenjtë është liria!” “Lavdi familjes Jashari. Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për liri”, ka thënë Kamberi. /Klankosova.tv