Xhaka ka punë në ndeshjen e kthimit, Bayerni e mund lehtë Leverkusenin NULL NULL 05.03.2025 22:55 05.03.2025 22:55 Bayern Munchen e ka mundur 3:0 Bayer Leverkusenin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve. Bavarezët fituan falë golave të Harry Kane, 9 & 75′, dhe Jamal Musialës, 54’. Ndërkaq, Leverkuseni luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 62-të kur Nordi Mukiele pranoi kartonin e dytë të verdhë. Kapiteni i mysafirëve, Granit Xhaka, ka punë që t’i motivojë bashkëlojtarët për një remondatë në ndeshjen e kthimit. Ndeshja u dha direkt në Sport 1 të platformës më të madhe në vend, Art Motion.