“Epopeja e përjetësimit të Jasharëve”, dokumentari i radhës në MAT (VIDEO) NULL NULL 05.03.2025 14:34 05.03.2025 14:34 Epopeja e Përjetësimit të Jasharëve - MAT - Klan Kosova - Dokumentar Gjurmët dhe emocionet e luftës në Prekaz edhe 27 vjet pas janë të freskëta. Sa ishte numri i forcave serbe që rrethuan lagjen Jashari në marsin e 98-ës? Si e shoqëroi kënga një betejë treditore? Çfarë panë dëshmitarët e pse askush nuk mundi të ndihmojë? Si u realizua manifestimi i parë i Epopesë së UÇK-së në kohë lufte? Kush ishte sozia e Adem Jasharit që e bëri turmën të mendojë se ai nuk është vrarë? Si u bë që aktorë e këngëtarë në skenë mbanin armët gati për të luftuar? A u vendos në Prekaz themeli i shtetit të Kosovës e kush e quan këtë vend kible e shqiptarëve? Të mërkurën në MAT vjen dokumentari “Epopeja e Përjetësimit të Jasharëve”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 14 orë më parë