“UÇK”, shkolla në Prizren mahnit me pamjet e tri shkronjave të arta (VIDEO) NULL NULL 05.03.2025 13:09 05.03.2025 13:09 Nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu” në Prizren kanë shfaqur një pamje fantastike të tri shkronjave të arta të UÇK-së, në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Aktiviteti ishte udhëhequr nga mësimdhënësit e arteve Gent Smani dhe Besnik Bobaj, njofton Klankosova.tv. Kjo shfaqje ka shërbyer si një homazh i madh për krenarinë kombëtare, duke përçuar mesazhin e qëndresës dhe sakrificën e UÇK-së.