“Ai është i gjallë” – Rrëfimi i regjisorit për fillimet e Epopesë së UÇK-së (VIDEO) NULL NULL 05.03.2025 09:43 05.03.2025 09:43 Në një rrëfim ekskluziv, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, regjisori Dibran Fylli Sot shënohen 27 vjet nga beteja historike në Prekaz, moment që shënon edhe fillimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një figurë kyçe në ruajtjen dhe përjetësimin e kësaj epopeje ka qenë regjisori Dibran Fylli, i cili në vitin 1999 luajti një rol të rëndësishëm në themelimin e trupës artistike ushtarake “Hamëz Jashari” dhe organizimin e manifestimit të parë përkujtimor “Ai është i gjallë”. Ky manifestim më pas u shndërrua në Epopene e UÇK-së, që sot njihet si një prej ngjarjeve kryesore për nderimin e luftës çlirimtare, njofton Klankosova.tv. Në një rrëfim ekskluziv, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, regjisori Dibran Fylli, sjell detaje nga periudha e vështirë e krijimit të këtij manifestimi dhe sfidat me të cilat u përballën në ato kohë të pasigurta. Si u krijua ky përvjetor dhe çfarë do të thotë për historinë e Kosovës? Përgjigjet vijnë nga vetë njeriu që ishte pjesë e këtij rrugëtimi. Ndiqeni në videon e mëposhtme: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 16 orë më parë
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 20 orë më parë