Kurti s’përfill urdhrin e Gjykatës për intervistim në Prokurori, nesër pjesë e një ngjarjeje në Gjilan? NULL NULL 03.03.2025 15:52 03.03.2025 15:52 Albin Kurti Nesër në ora 10:00 sipas ftesës nga Prokuroria Speciale e Kosovës, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do duhej të paraqitej për intervistim, si dëshmitar në rastin e rezervave shtetërore. Madje Gjykata Themelore e Prishtinës, para disa ditësh ka lëshuar edhe urdhër për ta përfunduar këtë detyrë ligjore, transmeton klankosova.tv. Por, duket se as kësaj here Kurti s’e ka nijet të paraqitet në zyrat e Prokurorisë Speciale siç i kërkohet. Ai bashkë edhe me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sipas agjendës, do të marrin pjesë në vendosjen e një gurthemeli të një çerdheje të re në Gjilan. Dhe kjo ndodhë pikërisht në kohën e njëjtë kur Gjykata e urdhëroi të intervistohet në Prokurorinë Speciale. Kështu thotë të paktën një ftesë për media e dërguar nga MASHT-i. Mbetet të shihet nëse kreu i ekzekutivit do t’i përgjigjet kësaj radhe urdhrit të Gjykatës për intervistim, anise ftesa e MASHT-it, mes rreshtash konfirmon pjesëmarrjen e tij në ngjarjen në Gjilan. Kjo pasi në tri rastet e para ai ka refuzuar që të jap dëshmi, pavarësisht thirrjeve. Klankosova.tv ka pyetur në Qeveri mbi situatën, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka kthyer përgjigje. Ftesa e MASHT-it për kryeministrin, Albin Kurti *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrëfimi i izraelites: ShBA-të ndihmojnë Izraelin si Kosovën në vitin 1999 (VIDEO) 13 orë më parë