Arrestohen dy persona në Suharekë, pasi e mbyllën një tjetër në një kafiteri NULL NULL 01.03.2025 09:41 01.03.2025 09:41 Arrestohet i dyshuari Dy persona janë arrestuar në Suharekë të premten, pasi të njëjtit kishin privuar nga liria e lëvizjes një burrë duke e mbajtur atë në një kafiteri. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se të dyshuarit kishin sulmuar fizikisht viktimën, duke e goditur me grushte, si dhe e kanë kanosur. Motivi i incidentit dyshohet të jetë një borxh të cilin viktima ua kishte personave të dyshuar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv