FA Cup përballë Manchesterin e kuq me Fulhamin, kurse i kaltërti ka punë pak më të lehtë ndaj Playmouth NULL NULL 28.02.2025 16:08 28.02.2025 16:08 Skuadrat elitare angleze, këtë vikend nuk e luajnë xhiron e radhës në Premier League. FA Cup është kryefjala e futbollit ishullor, duke nisur nga e premtja, njofton Klankosova.tv. Aston Villa luan nesër kundër uellsianëve të Cardiff, ndeshje kjo e cila nis nga ora 13:00. Bournemouth – Wolves dhe Manchester City – Playmouth, janë ballafaqimet e së shtunës. Dueli i parë nis në 13:15, kurse i dyti në 18:45. Të dielen zhvillohen dy përballjet më të balancuara, të paktën në letër. Në ora 13:00, Newcastle është nikoqire e Brightonit, kurse në ora 16:00, Manchester United luan në “Old Trafford”, kundër Fulhamit, raporton Klankosova.tv. Të gjitha këto ndeshje mund t’i ndiqni në kanalet sportive, brenda platformës Art Motion!