Largohet një rezervuar me naftë, u ndërtua pa leje në mes të oborrit (VIDEO) NULL NULL 28.02.2025 19:33 28.02.2025 19:33 Vizita e ekipit të emisionit në punishten e Malësia Commerce duket se solli rezultat të menjëhershëm. Më 25 nëntor të vitit 2024, Kiks Kosova nisi hulumtimin mbi ndërtimin e tri rezervuareve me mijëra litra derivate në mes të oborrit të një kompleksi banesor. Lejen e kishte marr vetëm për dy rezervuare. Andaj, drejtori i Urbanizmit në komunën e Podujevës, Leutrim Krasniqi, në një intervistë për Kiks Kosovën, u zotua se do t’ia largojnë rezervuarin e tretë. Pas një muaji, me 24 dhjetor të 2024-ës, Krasniqi duket se i doli zoti premtimeve të tij. Dhe, pas kësaj, u lajmërua edhe pronari i Malësia Commerce. Pas kësaj telefonate, Kiks Kosova e vizitoi këtë punishte në hyrje të komunës së Podujevës. Tashmë, për dallim nga hera e parë kur ishim, nuk shiheshin tri rezervuar po vetëm dy prej tyre, shkruan Klankosova.tv Ndonëse interesimi i emisionit bëri që kompania punëkryese të kthehet prapa dhe të respektoj lejen e marrë, dy rezervuar me derivate mbeten në oborrin e këtij kompleksi banesor, krejt afër themeleve të këtij objekti.