Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin (VIDEO) NULL NULL 21.02.2025 21:17 21.02.2025 21:17 Kryetari i Komunës së Gjakovës, njëherësh kandidat për deputet i koalicionit AAK-Nisma me partnerë, nuk beson se partneri i tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit, Fatmir Limaj, do të shkojë në koalicion me Albin Kurtin. Në Rubikon të Klan Kosovës, ai tha se deklarata e djeshme e Limajt është sqaruar mes partive AAK dhe Nisma. “AAK-ja e ka pozicionin e qartë. Nuk besoj që zoti Limaj do të shkojë të negociojë me Albin Kurtin për të hyrë në koalicion. Jo vetëm për shkak se besoj çka kanë biseduar kolegët e mi sot, por edhe për shkak se nuk ka logjikë. Mund të bëjmë shumë analiza, por nuk ka logjikë”, u shpreh Gjini. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.