Rona Nishliu mban koncert në Berlin për nder të 17-vjetorit të pavarësisë dhe 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së NULL NULL 20.02.2025 19:06 20.02.2025 19:06 Ambasada e Kosovës në Gjermani ka bërë të ditur se më 3 mars këngëtarja Rona Nishliu do të mbajë koncert në nder të 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Në njoftimin e lëshuar nga ambasada janë ftuar të marrin pjesë edhe mërgimtarët që jetojnë dhe veprojnë në Gjermanië. “Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, ftoheni të merrni pjesë në koncertin e muzikës jazz me Rona Nishliu Quartet. Rona Nishliu ka performuar në festivale prestigjioze, duke interpretuar me zërin e saj unik muzikën shqipe në Eurovision, si dhe në skena të tjera të ndryshme botërore”, thuhet në njoftim. Adresa ku do të mbahet koncerti është: Kesselhaus në Kulturbrauerei, Knaackstraße 97, 10435 Berlin. Hyrja është nga ora 18:00 dhe koncerti fillon nga ora 19:00. Ambasada shton se hyrja është falas dhe se konfirmimi për pjesëmarrje mund të dërgohet deri më 28 shkurt, në emailin: protocol.embassy.de@rks-gov.net. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Kori Siparantum përballë koreve të rangut botëror në “European Choir Games” në Danimarkë 02/07/2025