Agim Ademi pritet nga Armand Duka, pranon edhe një fanellë nga kreu i FSHF-së NULL NULL 19.02.2025 15:57 19.02.2025 15:57 Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është pritur në Tiranë nga homologu i tij nga Shqipëria, Armand Duka. Këtë e bëri të ditur vetë i pari i FFK-së, duke zbuluar detaje nga biseda me presidentin e FSHF-së. “Në Tiranë isha i ftuar në pritjen e organizuar nga FSHF për presidentin e Federatës së Holandës, Frank Paauw. Bashkë me presidentin Armand Duka patëm një takim shumë produktiv, ku biseduam rreth zhvillimit të futbollit në Shqipëri dhe në Kosovë. Diskutuam edhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet federatave tona, teksa e njoftova për arritjet e Federatës së Futbollit të Kosovës në vitet e fundit”, ka shkruar Ademi, transmeton Klankosova.tv. Poashtu, numri një i FFK-së bëri të ditur se Presidenti Paauw shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në projekte të ndryshme zhvillimore, ndërsa u shpreh i impresionuar nga zhvillimi që Kosova ka bërë në vetëm 8 vjet që nga pranimi në UEFA e FIFA. Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se në këtë takim pati gjithashtu dakordim edhe për shkëmbimin e gjyqtarëve në kampionatet elitare, meqë Kosova aktualisht ka 16 gjyqtarë me stemën e FIFA-s. Gatishmëria e presidentit të Federatës Holandeze të Futbollit për bashkëpunim është një vlerë e shtuar në rrugën drejt zhvillimit dhe avancimit të futbollit në Kosovë dhe Shqipëri. Ademi pranoi edhe një dhuratë nga Duka. Kryetari i FSHF-së i dhuroi kosovarit një fanellë të personalizuar, kuq e zi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.