Vend i lirë pune për gazetar/gazetare në portalin Klankosova.tv NULL NULL 19.02.2025 13:08 19.02.2025 13:08 “Klan Kosova”, shpall: K O N K U R S për një gazetar/e në portalin Klankosova.tv. Kandidatët/et që aplikojnë për këtë pozitë të punës, duhet t’i dërgojnë/dorëzojnë këto dokumente: • CV-në • Dëshmi që është duke kryer apo ka kryer studime në bachelor (nuk përjashtohen as ata/ato që duan të aplikojnë e të cilët/cilat kanë diploma masteri) • Letër rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme) Aplikimi bëhet përmes e-mailit (postës elektronike), në: hr@klankosova.tv Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh. Konkursi mbetet i hapur deri më 26 shkurt 2025, në orën 16:00.