Spektakli i Champions League sonte veç në Artmotion NULL NULL 19.02.2025 10:53 19.02.2025 10:53 Artmotion enkas për adhuruesit e sportit sonte do të jetë e mbushur me futboll. Skema e platformës më të madhe televizive do të ofrojë një laryshi programesh. Uluni pranë ekraneve televizive dhe mos i ndërroni kanalet sportive. Show sportiv nis nga ora 17:00, me momentet kryesore të xhiros së 24-të të Superligës turke. Kjo do të shfaqet në kanalin Sport 1. Nga ora 18:00, rendi i vie Highlightsave të xhiros së 20-të të Superligës. Nën komentimin e Arlind Sadikut, momentet kryesore vijnë në kanalin Sport 1 të Artmotion. E kjo nuk është e tëra. Radha është për Champions League. Katër ndeshje të forta, për katër vende në fazën e 1/16-tës në Ligën e Kampionëve. Spektakli i garës më të fortë në evropë për klube, nis nga ora 18:45 me përballjen Dortmund – Sporting. Kjo ndeshje transmetohet drejtpërdrejt në Sport 1 me komentimin e Andi Shabanit. Ora 21:00, është termini kur luhet tri ndeshje në të njëjtën kohë. PSV-Juventus, këtë ndeshje Artmotion ua sjell në kanalin e parë sportiv me koment të Lirim Pecit. Paris Saint Germain – Brest, vjen në kanalin e dytë të platformës kryesore televizive në trojet shqiptare, Artmotion. Kurse derbi i mbrëmjes luhet mes Real Madrid dhe Manchester City, që transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës. E në fund, vijnë edhe momentet kryesore të mbrëmjes së Ligës së Kampionëve, gjysmë ore para mesnatës, në kanalin e parë të Artmotion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.