Muriqi në formacionin e javës në La Liga NULL NULL 18.02.2025 15:40 18.02.2025 15:40 Vedat Muriqi Sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi, duket se e ka rikthyer formën e tij të duhur. Muriqi ishte protagonist i Mallorcës në fundjavën që shkoi duke i realizuar dy gola ndaj Las Palmas në pjesën e parë. Ai ishte i pandalshëm për kundërshtarët dhe me meritë u zgjodh lojtari i ndeshjes, njofton Klankosova.tv Paraqitja e 30-vjeçarit u vlerësua edhe nga faqja e specializuar për vlerësimin e lojtarëve, Sofascore. Kjo e fundit e përfshiu prizrenasin në formacionin e javës së 24-t të La Ligas. Prizrenasi u vlerësua me notën 8.2. “Pirati” deri më tani në këtë sezon, i ka realizuar gjashtë gola në La Liga dhe i ka bërë edhe dy asistime.