SHBA-ambasadori: Bix Aliu shpresë për Kosovën (VIDEO) NULL NULL 16.02.2025 20:38 16.02.2025 20:38 Bix Aliu po shihet si njeriu i shpresës për kosovarët. Natyrisht nëse ai nominohet si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Madje, ish-diplomatët nga Prishtina po konsiderojnë se shqiptaro-amerikani nga Zajazi i Maqedonisë së Veriut do t’i sjellë të mira dhe partneritet të suksesshëm Kosovës me aleatin e saj më të fuqishëm. Zana Rudi nga Florida ish-ambasadore në Panama dhe njohëse e politikës amerikane këtë e sheh si mundësi zhvillimore në shumë aspekte. Megjithatë, ajo pranon se emërimi i Aliut ambassador në Kosovë ka edhe sfidat e veta. Blerim Canaj, ish-diplomat thotë se nëse kjo ndodhë, komunikimi do të jetë më i lehtë përmes dikujt që përfaqëson të njëjtën kulturë. Diplomati shqiptaro-amerikan, Bix Aliu gjithashtu ishte nominuar në vitin 2022 nga Joe Biden për ambasador të SHBA-së në Mal të Zi. Aliu ka shërbyer edhe në ambasadën e Hungarisë dhe atë të Polonisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandiq dridh Serbinë: Studentët të vendosin lule në Batajnicë, ku kishte varreza masive me shqiptarë (VIDEO) 3 orë më parë