Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Si ta rrisni vetëbesimin?

NULL NULL
16.02.2025 17:32
Foto ilustruese
Foto ilustruese

Dyshimi ndaj vetvetes është një problem shumë i zakonshëm – dhe efektet janë shumë më të fshehta sesa i paramendoni.

Ky hezitim i ka penguar shumë njerëz në sjelljen e ndonjë ideje gjeniale që ndoshta do kishte mundur ta ndryshojë edhe botën.

Pra, si ta largoni mosbesimin ndaj vetes?

Mësoni dhe praktikoni

Një mënyrë e sigurte për ta larguar mosbesimin ndaj vetes është të mësuarit dhe praktikuarit. Nuk ka të bëjë me ndonjë lloj mësimi formal, por thjeshtë ta rishikoni idenë tuaj disa herë dhe ta shqyrtoni nga të gjitha perspektivat.

Merrni një opinion të dytë

Mosbesimi duhet të jetë një situatë e vetmuar. Nëse keni miq apo familjar që mund t’i besoni, atëherë duhet t’i lejoni që të bëjnë një gjë të tillë. Ndjenjat dhe kujdesi i të afërmve tuaj mund të ndikojë në ngritjen e vetëbesimit tuaj dhe ta tejkaloni dyshimin ndaj vetes.

Bëni një pushim

Nëse ndjenjat tuaja të mosbesimit janë në rritje, atëherë dilni në mbrëmje me shokët, apo thjeshtë bëni ndonjë qejf. Ndonjëherë, duke mos menduar për gjërat që ju bëjnë të ndjeheni të pasigurt, ndikon që të gjeni më lehtë zgjidhje për to dhe ti ekzekutoni sa më shpejt që është e mundur. Kjo ndodh sepse ndonjëherë të menduarit e tepërt mund të jetë rrënja për mos besimin ndaj vetes.

Ruani qetësinë

Gjëja e fundit që duhet të bëni për mposhtjen e mosbesimit dhe ndonjë panik të pakontrolluar, është të ruani qetësinë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.