Shpërndante kokainë në Tiranë, arrestohet 35-vjeçari NULL NULL 16.02.2025 16:53 16.02.2025 16:53 Foto ilustruese e arrestimit. Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi shpërndante lëndë narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit. Policia ka bërë të ditur se nën hetime është edhe një 28-vjeçar, i cili dyshohet se bashkëpunonte me të, raporton Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv. “Finalizohet një tjetër operacion antidrogë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Shpërndante lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, vihet në pranga 35-vjeaçari. Procedohet penalisht dhe një 28 vjeçar për moskallëzim krimi. Sekuestrohen 480 gram lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 automjet dhe 2 aparate celular”. “Në vijim të punës për goditjet e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet se një shtetas posedonte dhe merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë në kuadër të një procedimi proaktiv, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Next”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi 35 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u procedua penalisht shtetasi 28 vjeç”. “Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë grumbulluar informacione falë dhe inteligjencës policore në kuadër të një procedimi proaktiv, se shtetasimerej me shpërndarjen e lëndës narkotike kokainë, në sasi, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës”, thuhet në njoftimin e policisë.