Në Shqipëri miratohet modeli i fletëvotimeve për emigrantët NULL NULL 14.02.2025 17:38 14.02.2025 17:38 Foto nga Euronews.al Komisioni Rregullator në KQZ në Shqipëri, gjatë ditës së sotme miratoi detajet e fletës së votimit që do tu dërgohen votuesve shqiptarë në diasporë. Sipas euroneës.al, fleta e votimit për emigrantët do të ketë në pjesën e pasme të saj dy shirita vertikalë në një nuancë të përafërt me të kaltrën, që do ta dallojë atë nga fleta e votimit për votuesit brenda vendit. Deri më tani, në faqen zyrtare të KQZ-së janë regjistruar mbi 131 mijë persona, ndërsa afati përfundimtar për regjistrimin si votues është data 4 mars.