Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Historia e kundërshtimit të Kurtit, deri te vendimi i tij që t’ia kthejë 24 hektarë Manastirit të Deçanit (VIDEO)

NULL NULL
13.02.2025 13:13
Albin Kurti - Kryeministër i Kosovës
Albin Kurti - Kryeministër i Kosovës

Pas një historie të gjatë të trajtimit nëpër gjykata, çështja e pronës së Manastirit të Deçanit ishte vendosur më 20 maj 2016 në Gjykatën Kushtetueses të Kosovës.

Por pavarësisht vendimit që 24 hektarë t’i kthehen këtij manastiri, Lëvizja Vetëvendosje, kishte kundërshtuar ashpër atë.

Tetë vjet më vonë, kur Albin Kurti erdhi në pozitën e kryeministrit të vendit, mori vendimin e madh kthyes që t’i jepte fund sagës së tokave të manastirit.

Kurti, më 13 mars 2024, në një mbledhje të qeverisë ndau mendjen ta respektojë vendimin e institucionit më të lartë kushtetues, duke bërë pikërisht të kundërtën e asaj që e kishte thënë nga 2016-ta.

“Sot i kemi thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese kurse ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zonja Donika Gërvalla, i ka dërguar notë verbale njoftuese për këtë çështje Këshillit të Evropës”, ishte shprehur ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.