Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Anita Haradinaj bën thirrje: Votoni sot masivisht

NULL NULL
09.02.2025 12:22

Anita, bashkëshortja e kandidatit për kryeministër nga AAK-ja, Ramush Haradinaj, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi nga procesi i votimit të familjes së saj sot.

Në postim, ajo theksoi rëndësinë e votës dhe bëri thirrje për një pjesëmarrje masive në zgjedhje, duke shprehur besimin se ky proces do të çojë vendin në progres.

“Ne sot votuam e përmbushëm obligimin tonë dhe uroj që të gjithë ju të votoni sot masivisht për t’i mbyllur derën regresit dhe për t’i hapur derën progresit, për t’i mbyllur derën degradimit dhe për t’i hapur derën zhvillimit! Gëzuar dhe Suksese Kosovë!”, ka shkruar Anita Muçaj-Haradinaj në postimin e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Anita Mucaj (@amucaj)

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.