Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lista maratonike e dështimeve të Kurtit (VIDEO)

NULL NULL
08.02.2025 21:06

E ka kartën e vetme me të cilën mburret për sukses, por shtetit të cilit pretendon se po ia mbron edhe sovranitetin edhe integritetin territorial, Albin Kurti nuk denjon t’ia njeh edhe simbolet.

Flamujt e Kosovës thuajse nuk u panë fare në tubimet e Lëvizjes Vetëvendosje, për këta dy muaj fushatë e parafushatë zgjedhore, raporton Klan Kosova.

Kjo, derisa i erdhi radha të valojë edhe njërit të Norvegjisë, vendit prej nga vjen gruaja e liderit, Rita Augestad Knudsen, por që nuk dihet zyrtarisht nëse voton në zgjedhjet e së dielës.

Kurti nuk ka denjuar as të distancohet nga shefja e grupit parlamentar, Mimoza Kusari, e cila doli se bëri pazare për ligje e emërime në Gjykatën Kushtetuese, me hiç më pak se me kryeterroristin e agresionit në Banjskë, Millan Radoiçiqin.

Listën e plotë të dështimeve të Kurtit e gjeni në kronikën në vijim:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.