Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lumbardh Salihu pritet nga familja Rugova: Ish-presidenti ka qenë e mbetet heroi im politik (VIDEO)

NULL NULL
08.02.2025 19:54

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumbardh Salihu u prit sot nga familja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Salihu tha se ndihet i nderuar nga pritja që iu bë nga familja Rugova, duke shtuar se ish-presidenti historik është heroi i tij politik.

Tutje, ai falënderoi për mbështetjen e rrugëtimit të tij politik, Ukë Rugovën.

“Ndihem jashtëzakonisht i nderuar nga pritja e familjes Rugova, familjes së Presidentit historik të Republikës së Kosovës, i cili ka qenë dhe mbetet heroi im politik. Falënderoj veçanërisht Ukë Rugovën për mikpritjen dhe mbështetjen e tij në rrugëtimin tim politik”, ka shkruar Salihu.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.