Xhiro e 21-të në Bundesliga, Bayerni nikoqir i Werder Bremenit NULL NULL 07.02.2025 19:37 07.02.2025 19:37 Bayerni i Mynihut është sonte nikoqir i skuadrës së Werder Bremenit. Ky ballafaqim e nis xhiron e 21-të në Bundesliga. Me 51 pikë të grumbulluara, “Bavarezët” e udhëheqin renditjen tabelare, gjashtë më shumë se kampioni aktual, Bayer Leverkusen. Nga ana tjetër, kundërshtari i sotëm i Bayernit, me 30 pikë, zë vendin e tetë në tabelë, njofton Klankosova.tv. Këtë duel që fillon nga ora 20:30, sikurse të gjtiha ndeshjet e kampionatit elitar të Gjermanisë, mund t’i shikoni në kanalet e Super Sportit, edhe brenda platformës Art Motion! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.