Abdixhiku në Podgur të Pejës: Zemra e Dukagjinit po rreh më fort se kurrë NULL NULL 05.02.2025 21:21 05.02.2025 21:21 Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku. Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte ka mbajtur tubim në Podgur të Pejës, të cilin e quajti madhështi të radhës. Abdixhiku përmes një postimi në Facebook tha se zemra e Dukagjinit po rreh më fort se kurrë, përcjell Klankosova.tv. “Kështu na pritën në Podgur të Pejës. Tubim i radhës, entuziazëm i radhës, madhështi e radhës! Zemra e Dukagjinit po rreh më fort se kurrë! Peja asnjëherë nuk ka qenë spektator”. “LDK-ja është themeli i Dukagjinit, dhe Dukagjini është vet themeli i LDK-së. Sonte në Podgur, e ndjemë qartë! Jemi NJË”, ka shkruar Abdixhiku.